2020-03-26 20:42:46 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
"Propozimi i Departamentit Amerikan të Shtetit në takimin e ministrave të Jashtëm të G7-s preku vijën e kuqe. Nuk mund të pajtohesh me këtë veprim që etiketon virusin," tha një diplomat europian në njoftimet e CNN-it.
Këto fjalë i drejtohen orvatjes së sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo për përfshirjen e togfjalëshit "virusi i Wuhanit" në deklaratën e përbashkët të takimit, gjë që u refuzua nga vendet e tjera. Për shkak të veprimit absurd të Pompeos, në videokonferencën e ministrave të jashtëm të G7-s nuk u bë një deklaratë të përbashkët.
Pas takimit, ministri i Jashtëm i Francës Jean-Yves Le Drian u shpreh se kriza e tanishme nuk duhet të përdoret për qëllime politike. Para epidemisë, duhet të lirohet rruga për bashkëpunimin dhe bashkimin ndërkombëtar. Fjalët e tij konsiderohen gjerësisht si kritikë ndaj Pompeos.
Më 6 mars, Pompeo përdori hapur fjalët "virusi i Wuhanit", pas kësaj, disa politikanë amerikanë e kanë errësuar pa pushim emrin e Kinës duke përdorur etiketime të tilla. Megjithëse presidenti amerikan Donald Trump u shpreh ditët e fundit se nuk do të përdorë më thënien "virusi kinez", sipas fjalëve të Pompeos, disa politikanë amerikanë nuk kanë lënë mënjanë akoma armiqësinë dhe paragjykimet ndaj Kinës. Ata bëjnë çmos për ta përbaltur Kinën duke devijuar kriticizmin e masave popullore ndaj paaftësisë së qeverisë kundër epidemisë.
Mbrëmjen e së mërkurës, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje vendeve të ndryshme të marrin masa më aktive për të mos humbur "dritaren e dytë të mundësive" në kontrollin e COVID-19.
Më 20 janar, në SHBA u konfirmua rasti i parë i sëmundjes COVID-19, por më 13 mars u shpall "gjendje e jashtëzakonshme". SHBA-ja ka humbur "dritaren e parë të mundësisë" të ofruar nga Kina, mundësi që Kina i arriti me shumë sakrifica. Tani a do duan politikanët amerikanë të humbasin edhe "dritaren e dytë"? (CMG)