2020-03-25 10:36:31 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Qeveria kineze u ka bërë përsëri thirrje individëve në Shtetet e Bashkuara që të mos e lidhin koronavirusin e ri me Kinën ose qytetet e saj.
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo vazhdon të përdorë termin "virusi i Wuhan-it" në mediat sociale. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Geng Shuang tha:
"Shpresojmë që disa individë amerikanë të kuptojnë se përdorimi i termave si 'virusi kinez' ose 'virusi i Wuhan-it' për të mashtruar publikun dhe për të zhvendosur përgjegjësitë te të tjerët nuk do ta ndihmojë ShBA-në të kapërcejë sfidën e pandemisë COVID-19, dhe as nuk do të ndihmojë në bashkëpunimin ndërkombëtar kundër shpërthimit."
Zëdhënësi shtoi se ka shumë zëra në ShBA që shprehin kundërshtim për përdorimin e emërtimit "virusi kinez", për të cilin ata thonë se nxit racizmin dhe ksenofobinë.
Geng u bëri thirrje individëve që përpiqen të fyejnë që t'i dëgjojnë këto zëra dhe të ndalojnë komentet që stigmatizojnë Kinën.
Ai shtoi se ShBA-ja duhet të bashkëpunojë me Kinën për të dhënë ndihmesë në luftën globale kundër pandemisë.