Presidenti kinez kërkon më shumë bashkëpunim ndërkombëtar kundër COVID-19

2020-03-25 10:09:01 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për më shumë bashkëpunim ndërkombëtar në përballimin e pandemisë së koronavirusit COVID-19.

Ai i tha këto në bisedat telefonike që pati me homologun e tij brazilian dhe atë kazakistanas.

Kreu i shtetit kinez theksoi se vendi i tij është i gatshëm t'i ofrojë Brazilit më shumë ndihmë për të frenuar përhapjen globale të virusit.

Ai shprehu edhe gatishmërinë e Kinës për të bashkëpunuar me Kazakistanin në mbrojtjen e sigurisë së shëndetit publik global, duke ofruar më shumë ndihma.

Po të martën, presidenti Xi foli në telefon edhe me homologun polak Andrzej Duda, duke shprehur mbështetjen ndaj qeverisë dhe popullit polak për përballimin e përhapjes së virusit.

Xi Jinping-u tha se Kina është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me të gjitha vendet në luftën kundër pandemisë. Sipas tij, Kina ka organizuar një videokonferencë me ekspertët shëndetësorë të 17 vendeve të Europës Qendrore e Lindore, për të ndarë informacionet dhe përvojat mbi parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore