Kina merr masa për të frenuar rastet e COVID-19 nga jashtë

2020-03-24 11:50:29 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze shpallën të hënën masa të reja për të përballuar rastet e ardhura nga jashtë të sëmundjes së koronavirusit të ri (COVID-19) dhe shtimin përsëri të rasteve të transmetimit në vend, si përgjigje ndaj ndryshimeve në situatën e epidemisë.

Një grup drejtues për luftën ndaj epidemisë së COVID-19 zhvilloi një mbledhje të hënën, e cila u kryesua nga kryeministri Li Keqiang.

Në mbledhje u kërkua rifillimi proaktiv dhe i rregullt i punës dhe i prodhimit, duke siguruar parandalimin dhe kontrollin efektiv të epidemisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore