Mjekët kinezë arrijnë në Kamboxhia për të ndihmuar në luftën ndaj COVID-19

2020-03-24 11:38:32 CRI Komenti juaj Printoni

 

Një ekip ekspertësh mjekësorë kinezë mbërritën të hënën në Phnom Pen, kryeqyteti i Kamboxhias, për ta ndihmuar këtë vend në luftën kundër epidemisë së COVID-19.

Ekipi mjekësor kinez, nga Rajoni Autonom Guangxi-Zhuang në jug të Kinës, solli me vete mijëra pajisje mjekësore, duke përfshirë ventilatorë, maska mjekësore, kuti testimi etj.

Kamboxhia deri tani ka regjistruar gjithsej 86 raste të konfirmuara të COVID-19, dhe dy prej pacientëve, një burrë kinez dhe një grua britanike, janë shëruar plotësisht dhe kanë dalë nga spitali. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore