Shefi i OBSh-së bën thirrje për mbrojtje më të mirë të punonjësve shëndetësorë

2020-03-24 11:33:51 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u ka bërë thirrje vendeve të G20-s që ta trajtojnë së bashku problemin e mungesës globale të pajisjeve të mbrojtjes personale, përballë epidemisë së COVID-19.

Tedros Adhanom Ghebreyesus-i tha se raportet për infeksione midis punonjësve shëndetësorë janë në rritje, duke theksuar se mbrojtja e tyre duhet të jetë me përparësi:

"Zgjidhja e këtij problemi kërkon angazhim dhe bashkërendim politik në nivel global. Këtë javë unë do t'u drejtohem krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të G20-s. Ndër çështjet e tjera, do t'u kërkoj atyre që të punojnë së bashku për të rritur prodhimin, për të shmangur ndalimet e eksportit dhe për të siguruar barazinë e shpërndarjes (së materialeve mjekësore)".

Deri tani, mbi 300 mijë raste infektimi nga koronavirusi, përfshirë mbi 14 mijë vdekje, janë konfirmuar në mbarë botën. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore