Kina rrit përpjekjet për bashkërendimin e kontrollit të COVID-19 me nxitjen e zhvillimit

2020-03-24 11:21:09 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze kanë shtuar përpjekjet për bashkërendimin e parandalimit dhe kontrollit të COVID-19 me nxitjen e zhvillimit.

Zv.sekretari i përgjithshëm i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës Gao Gao thotë se forcat e reja të zhvillimit ekonomik janë nxitur falë mbështetjes së qeverisë për shërbimet e bizneseve të reja që lidhen me internetin.

Nga ana e saj, zv.drejtorja e përgjithshme e Administratës Shtetërore për Rregullimin e Tregut Sun Meijun thotë se departamenti i saj do të ndërmarrë politika për të ruajtur rendin në treg e për të shtuar rigjallërimin ekonomik.

Kina ka shpallur po ashtu masa të ndryshme për stabilizimin dhe shtimin e punësimit, duke përfshirë përmirësimin e rregulloreve, nxitjen e risive dhe inkurajimin e njerëzve për të filluar bizneset e veta.

Mrekulli
Lajmet Kryesore