Kina e Britania do të mbështesin OBSh-në në luftën kundër COVID-19

2020-03-24 09:43:07 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësit kinezë dhe britanikë u zotuan të mbështesin rolin e OBSh-së në luftën globale kundër pandemisë së COVID-19.

Konsensusi u arrit në një telefonatë midis presidentit kinez Xi Jinping dhe kryeministrit britanik Boris Johnson.

Kreu i shtetit kinez shprehu dëshirën që të dy vendet të bashkërendohen me njëri-tjetrin për të minimizuar rrezikshmërinë e përhapjes së virusit, duke garantuar lëvizjen e njerëzve dhe tregtinë.

Presidenti Xi tha se Kina është e gatshme të ofrojë mbështetje dhe ndihmë ndaj Mbretërisë së Bashkuar, duke kërkuar nga autoritetet britanike që të mbrojnë shëndetin dhe sigurinë e shtetasve kinezë që jetojnë atje.

Boris Johnson-i nga ana e tij e falënderoi palën kineze për përkrahjen dhe ndihmën, duke premtuar se Britania do të bëjë përpjekje maksimale për shëndetin dhe sigurinë e shtetasve kinezë.

Ai shtoi se vendi i tij po mëson nga përvojat e Kinës, duke marrë masa efektive për të parandaluar dhe kontrolluar përhapjen e pandemisë.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore