Wuhan-i do të heqë kufizimet e udhëtimit më 8 prill

2020-03-24 19:48:05 CRI Komenti juaj Printoni

Qyteti Wuhan, kryeqendra e provincës Hubei, do të heqë kufizimet e udhëtimit prej 8 prillit pas dy muajsh mbyllje.

Qyteti ka qenë më i godituri në Kinë nga koronavirusi novel.

Banorët në Wuhan kanë nevojë për një kod të gjelbër shëndetësor që të lejohen të largohet nga qyteti dhe krahina.

Kodi shëndetësor i gjelbër nënkupton asnjë kontakt me ndonjë rast të infektuar ose të dyshuar të COVID-19.

Zonat e tjera në Hubei do të heqin kufizimet e transportit jashtë vendit të mërkurën.

Wuhan-i vendosi kufizimet e lëvizjes në janar për të frenuar përhapjen e epidemisë brenda qytetit. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore