Kompanitë ajrore kryesore të Kinës rifillojnë fluturimet për në San-Francisko

2020-03-23 11:16:30 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet e aeroportit në San-Francisko thonë se pjesa më e madhe e kompanive kryesore ajrore kineze po rifillojnë fluturimet midis Kinës dhe qytetit amerikan.

Këto kompani ajrore përfshijnë "Air China", "China Eastern" dhe "China Southern".

Fluturimi për në Pekin i "Air China" është përsëri në funksionim, megjithëse frekuenca e tij ende nuk është përfunduar, dhe China Southern po fluturon edhe një herë midis Guangzhou dhe San Francisco. "China Eastern" do të rifillojë një fluturim të përditshëm për në Shangai më 29 mars.

Zyrtarët e aeroportit thonë se, megjithëse këto linja ajrore po rifillojnë shërbimin e kufizuar, të gjitha këshillimet e udhëtimit, kufizimet e hyrjes dhe procedurat e kontrollit të mbërritjes mbesin në fuqi. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore