2020-03-23 11:13:06 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Një vlerësim nga autoritetet e provincës Hubei tregon se qendra e Wuhan-it është zona e vetme me rrezik të lartë nga koronavirusi i ri në këtë provincë.
Zona me rrezik të lartë janë ato me mbi 50 raste të konfirmuara ekzistuese të infeksionit ose me raste të reja të konfirmuara në 14 ditët e fundit.
Deri tani, 75 qytete dhe konte në provincën Hubei janë zona me rrezik të ulët, pa raste ekzistuese ose pa raste të reja për 14 ditët e fundit. (Çang Çuo)