Qeveria e Spanjës do të kërkojë zgjatjen dyjavore të gjendjes së jashtëzakonshme

2020-03-23 11:07:50 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria spanjolle do të kërkojë miratimin e parlamentit për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme dyjavore për të luftuar koronavirusin.

Kryeministri Pedro Sanchez thotë se qeveria e tij dëshiron të zgjasë kufizimet që parandalojnë spanjollët të largohen nga shtëpitë e tyre, përveçse në raste të domosdoshme, deri më 11 prill.

Sanchez-i gjithashtu bëri thirrje që BE-ja të nisë një program investimesh publike të stilit të Planit "Marshall", për të zbutur ndikimin ekonomik nga pandemia e koronavirusit.

Kryeministri spanjoll thotë se BE-ja duhet të emetojë bono panevropiane për t'i ndihmuar vendet anëtare të reagojnë ndaj virusit.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore