2020-03-23 10:44:22 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të gjitha fluturimet ndërkombëtare drejt Pekinit do të zhvendosen në aeroportet e 12 qyteteve të tjera kineze që nga e hëna.
Udhëtarët duhet të bëjnë deklarimin doganor dhe të kalojnë karantinën në këto aeroporte. Ata që kanë kaluar inspektimin karantinor mund të shkojnë për në Pekin me fluturimet e tyre origjinale.
Kryeqyteti i Kinës ka raportuar rreth 100 raste të COVID-19 të ardhura nga jashtë, rreth 1/3 e numrit të përgjithshëm të këtyre rasteve në mbarë vendin.
Zyrtarët thonë se rregullimi i fluturimeve ndërkombëtare për në Pekin do të bëhet në përputhje të situatës së shpërthimit të koronavirusit.
(Zhang Yan)