2020-03-23 10:36:51 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ish-Këshilltarja e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Susan Rice, e ka kritikuar presidentin Donald Trump se nuk ka arritur të bëjë përgatitjet e duhura për pandeminë e COVID-19, me gjithë paralajmërimet e hershme.
Rice luajti një rol kryesor në reagimin e administratës së Obamës ndaj krizës së ebolës.
Ajo tha se ekipi i saj i kishte paralajmëruar zyrtarët e Trump-it për rrezikun e një pandemie tjetër përpara se ai të merrte zyrtarisht detyrën.
Administrata e Obamës ngriti një zyrë për sigurinë globale të shëndetit dhe mbrojtjen biologjike, por ajo u shpërbë dy vjet më parë nga administrata e Trump-it.
Sipas Rice, kjo është një prej arsyeve të vonimit të masave të qeverisë për të frenuar shpërthimin e koronavirusit.(Vera)