Wuhan, asnjë rast i ri me koronavirus për të pestën ditë radhazi

2020-03-23 20:03:19 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtari i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë (KKSH) Mi Feng tha në një konferencë shtypi në Pekin se Wuhan-i, qyteti kinez i goditur më rëndë nga epidemia e COVID-19 ka regjistruar për të pestën ditë radhazi zero raste të reja të konfirmuara.

Sidoqoftë, zero raste të reja me COVID-19 nuk nënkupton se nuk ka rrezik.

Mi theksoi se rreziqet e mundshme të transmetimit dhe madje edhe shpërthimet ekzistojnë ende, duke shtuar se duhet të vijojë puna për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore