Kryeministri: ShBA-ja, burimi kryesor i rasteve të reja të infektimit nga virusi në Australi

2020-03-22 13:43:08 CRI Komenti juaj Printoni

Me rritjen e shpejtë të rasteve të infektimit nga jashtë dhe të rasteve të transmetimit të epidemisë në lagje, që nga e mërkura, numri ditor i rasteve të infektimit me koronavirusin e ri në Australi ka arritur mbi njëqind ose disa qindra. Deri në orën 14 të së shtunës sipas orës vendore, numri i të infektuarve të konfirmuar me koronavirusin e ri në Australi arriti në 1073. Qeveria dhe specialistët australianë mendojnë se kulmi i epidemisë ende nuk ka arritur.

Sipas njoftimeve të mediave austrailane, qeveria e kryeministrit Scott Morrison parashikon se kjo epidemi mund të shkaktojë deri në 150 mijë të vdekur.

Sipas uebsajtit të televizionit "9News", kryeministri Scott Morrison u shpreh në një intervistë të premten për radion 2GB se 80 % e rasteve të reja të infektimit në Australi janë nga jashtë vendit ose kanë lidhje me njerëzit që janë kthyer nga jashtë. Ndër ta, pjesa dërrmuese është nga ShBA-ja.

Sipas njoftimeve, ShBA-ja nuk zhvillon testim të mjaftueshëm lidhur me koronavirusin, gjë që tregon se numri i të infektuarve në ShBA është shumë i madh sesa ai i njoftuar. Scott Morrison-i u shpreh në intervistë se nuk ka asnjë dëshmi që ka ndonjë vend, duke përfshirë edhe Kinën, që ka bërë me qëllim diçka. Shumë analistë mendojnë se fjalët e Morrison-it tregojnë që administrata e Trump-it nuk po e bën siç duhet kontrollin e epidemisë.

Para një jave, kryeministri i shtetit Victoria Daniel Andrews i propozoi qeverisë federale australiane të kufizojë hyrjen e turistëve amerikanë. Sipas njoftimeve të mediave lokale, Andrews u shpreh në një intervistë para mbledhjes urgjente të kabinetit të organizuar nga Morrison lidhur me epideminë: "Numri i infektimeve të reja në Kinë është i ulët, ndërsa Australia ende zbaton ndalimin e hyrjes së turistëve kinezë. Kurse amerikanët mund të hyjnë lirisht në Australi, gjë që është e vështirë të shpjegohet. Tani ende nuk ndalohet hyrja e amerikanëve në Australi, gjë që është e papërgjegjshme për shtetin e Viktorias dhe popullin australian."

Të mërkurën, qeveria e Morrison-it shpalli ndalimin e daljes së australianëve nga vendi i tyre, gjë që ndodh për herë të parë në historinë e Australisë.

Një ditë më pas, Morrison-i shpalli se, nga ora 9 e së premtes, përveç shtetasve australianë dhe atyre me banim të përhershëm në Australi, askush tjetër s'mund të hyjë në Australi.

Mrekulli
Lajmet Kryesore