2020-03-22 11:28:24 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ditët e fundit, gazetari i Grupit Mediatik të Kinës (CMG) bëri një intervistë me profesorin e Fakultetit të Historisë të Universitetit Hebraik dhe autorin e librit të njohur "Histori e shkurtër e njerëzimit" Yuval Noah Harari.
Prof. Harari vuri në dukje se informacioni i hapur dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë faktorë kyçë për të fituar në luftën kundër epidemisë.
Lidhur me përhapjen e epidemisë në mbarë botën, Harari mendon se, megjithëse politikat kundër epidemisë në vende të ndryshme janë të ndryshme, ndarja e informacionit dhe e përvojës është e rëndësishme:
"Megjithëse çdo vend do të marrë masa të ndryshme, më e rëndësishme është që të ndahen informacionet mbi epideminë, masat e marra etj. Kështu mbarë bota mund të fitojë përvojë. Prandaj është shumë e rëndësishme që të ndajmë përvojën nga Kina, Koreja e Jugut, Singapori etj., për të kuptuar çfarë ka ndodhur dhe si është vepruar aty."
Me përmirësimin e gjendjes së epidemisë në Kinës dhe idenë e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit, mjekët kinezë po bashkëpunojnë me kolegët e tyre në mbarë botën për të ndarë përvojat e parandalimit, të kontrollit dhe të përballimit të epidemisë. Profesor Harari vuri në dukje se epidemia është armiku i përbashkët i njerëzimit. Komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkëpunojë dhe jo të izolohet.
Lidhur me goditjen e epidemisë ndaj ekonomisë botërore, ai tha:
"Më të rëndësishmet janë informacioni dhe bashkëpunimi. Koronavirusi është i ri dhe kërkon të marrim masa të ndryshme. Në situatën e izolimit, vendet duhet të ndajnë informacionet e të zhvillojnë bashkëpunim. Shpresoj se, nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta, do të prodhojmë e ndajmë pajisjet mjekësore, si kutitë e testimit, ventilatorët, dorezat, maskat etj. Po ashtu, duhet ta rimëkëmbim ekonominë globale së bashku, sepse ekonomia në çdo vend do të ndikohet nga epidemia. Prandaj liderët e vendeve të ndryshme duhet të bashkëpunojnë për të hartuar plane të përbashkëta." (Çang Çuo)