2020-03-22 11:08:43 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti kinez Xi Jinping u ka dërguar mesazhe simpatie liderëve të Francës, Gjermanisë, Spanjës dhe Serbisë për situatën e COVID-19 në vendet e tyre.
Xi Jinping-u theksoi se bashkimi dhe bashkëpunimi janë arma më e fuqishme për të trajtuar krizat e shëndetit publik.
Ai bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta për të përmirësuar qeverisjen globale të shëndetit publik dhe për të ndërtuar një bashkësi të shëndetit të përbashkët për njerëzimin.
Presidenti premtoi gjithashtu se Kina do të ofrojë mbështetje për këto vende kundër koronavirusit. (Çang Çuo)