CMG-ja: Përballë epidemisë, motoja e politikanëve amerikanë "Kapitali i pari" është e ftohtë dhe mizore

2020-03-22 11:06:08 CRI Komenti juaj Printoni

Më 13 shkurt, kryetari i Komisionit të Zbulimit të Senatit të ShBA-së Richard Burr dhe bashkëshortja e tij shitën 33 aksione me një vlerë 628 mijë deri në 1.72 milionë dollarë amerikanë.

Richard Burr ka marrë pjesë në hartimin e metodës së përballimit të sëmundjes epidemike në ShBA dhe është anëtar i Komisionit të Shëndetësisë të Senatit. Radio Publike Kombëtare Amerikane njoftoi se, pas fillimit të epidemisë së koronavirusit, Burr ka marrë pjesë rregullisht në seancat dëgjimore në Senat mbi epideminë, por nuk paralajmëroi publikun për rrezikun e epidemisë. Më 7 shkurt, Burr publikoi një artikull në uebsajtin e "Fox News"-it, ku tha se metoda e përballimit të epidemisë në ShBA është më e mirë se në të kaluarën. Pas një jave, ai shiti aksionet. Dyshohet se ai e dinte situatën e vërtetë, por nuk njoftoi.

Përveç tij, edhe tre senatorë shitën shumë prej aksioneve të tyre gjatë kohës që Burr shiti aksionet e tij. A e fshehën këta politikanë amerikanë epideminë ndërkohë që shitnin aksionet? Populli amerikan është i zemëruar.

Në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG), theksohet se, sipas kësaj situate, mund të shikojmë se në sytë e politikanëve amerikanë, kapitali vjen i pari, madje përpara jetës. Përballë epidemisë, kjo logjikë është e ftohtë e mizore dhe papërgjegjshmëri për jetën e shëndetin e popullit.

Megjithëse përgjigjja e qeverisë amerikane ndaj epidemisë nuk është e shpejtë, shpëtimi i tregut ishte shumë i shpejtë.

Qysh nga 20 shkurti, bursat amerikanë filluan të bien shumë. Pas mbi dhjetë ditëve, u publikuan politikat e shpëtimit të tregut. Më 3 mars, Rezerva Federale uli normën bazë të interesit me 50 pikë bazë, ndërsa në 15 mars, me 100 pikë bazë, duke e çuar në 0-0.25%, dhe njoftoi se do të nisë një politikë të lehtësimit sasior prej 700 miliardë dollarësh në muajt e ardhshëm.

Analistët kanë vënë në dukje se këtë herë Rezerva Federale është nën presionin e administratës dhe pavarësia e saj është shkelur.

Por përpjekjet për shpëtimin e tregut nuk arritën rezultate të dukshme. Një pjesë e politikanëve amerikanë nuk janë të qartë se masat e shpëtimit të tregut nuk ka mundësi të arrijnë rezultate, prandaj ata duhet t'i kushtojnë rëndësi kundërshtimit të epidemisë, dhe kështu mund të ulet frika e tregut.

Në komentin e CMG-së thuhet se ideja "Kapitali i pari" është shfaqur qartësisht edhe në ngadalësinë e testimit të koronavirusit të ri në SHBA. Gazeta "New York Times" tha që, nëse dëshironi të bëni testin e koronavirusit në ShBA, duhet të bëheni së pari të pasur.

Në një konferencë shtypi që u organizua më 18 mars në Shtëpinë e Bardhë, gazetari e pyeti liderin amerikan nëse njerëzit që kanë lidhje të shumta mund të testohen më parë. Ai u përgjigj se jo, por ndoshta kjo është jeta dhe se kjo situatë ndodh shpesh. Kjo shfaq problemet e hendekut midis të pasurve dhe të varfërve dhe tregon të metat e sistemit të SHBA-së.

Përballë epidemisë, "ndoshta kjo është jeta" nuk është qëndrimi i drejtë, thekson komenti i CMG-së. Politikanët amerikanë që kanë idenë "Kapitali i pari", duhet t'i shikojnë mirë problemet, të zbatojnë transparencën dhe të bëjnë shpejt veprime që i kushtojnë rëndësi jetës e shëndetit të popullit? (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore