Pekini merr masa kundër hyrjes së epidemisë nga jashtë

2020-03-21 12:09:46 CRI Komenti juaj Printoni

Tani në Kinë po rritet rreziku i hyrjes së epidemisë nga jashtë. Si kryeqyteti dhe pika më e rëndësishme e hyrjes në kufirin e Kinës, Pekni ka marrë shumë masa kundër rasteve të epidemisë nga jashtë. Ditët e fundit, është hapur një pikë e posaçme në zonën D të Terminalit 3 të Aeroportit Ndërkombëtar të Pekinit, kurse në Qendrën Ndërkombëtare të Ekspozitave të Kinës është krijuar pika e grumbullimit të personave të ardhur nga jashtë për të ulur rrezikun e hyrjes së epidemisë.


Zv.drejtori i Zyrës së Punëve të Jashtme të Bashkisë së Pekinit Li Hui tha se, lidhur me transportin dhe vëzhgimin mjekësor të të huajve, Pekini ka forcuar shërbimet e përkthimit:


"Mbi 100 vullnetarë nga distrikte të ndryshme dhe universitete të Pekinit ofrojnë shërbime përkthimi në gjuhë si anglisht, japonisht, koreanisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, rusisht etj. Qendra Bashkërenduese Shumëgjuhëshe ofron gjithashtu shërbime telefonike për aeroportet. Në aeroport dhe pikat e grumbullimit shërbimet e përkthimit zhvillohen nëpërmjet pajisjeve e aplikacioneve të përkthimit etj. Në hotelet ku kryhet vëzhgimi, ka afishe e libra në shumë gjuhë, për t'u dhënë të huajve njohuritë dhe për t'u shpjeguar rregullat e parandalimit e të kontrollit."


Bashkia kërkon që ata hyjnë në Pekin nëpërmjet pikave të tjera kufitare të administrohen së bashku, duke zhvilluar vëzhgimin mjekësor në pikat e grumbullimit.


Zëdhënësi i Drejtorisë së Sigurisë Publike të Pekinit Pan Xuhong theksoi:


"Policia ka vënë në dukje se ata që vijnë në Pekin, duhet të zbatojnë rregullat e parandalimit dhe të kontrollit të Pekinit. Nëse refuzojnë të zbatojnë këto rregulla, policia do t'i ngarkojë ata me përgjegjësi ligjore." (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore