2020-03-21 11:08:17 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kodi QR i shëndetit është një certifikatë elektronike me të cilin njerëzit mund të udhëtojnë në krahina të ndryshme të Kinës. Ky kod është i bazuar në të dhënat reale dhe mund të kërkohet në uejbsajtin përkatës të qeverisë nga ata që dëshirojnë të udhëtojnë në krahina të ndryshme të Kinës.
Ditët e fundit, në një konferencë shtypi të Këshillit të Shtetit të Kinës për parandalimin dhe kontrollin e përbashkët të epidemisë, drejtori i Drejtorisë së Planifikimit pranë Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë të Kinës Mao Qunan tha:
"Krahinat e ndryshme po nxitin njohjen e ndërsjellë të kodit QR të shëndetit, që është certifikata elektronike e njerëzve që udhëtojnë në pikat e kontrollit të transportit, lagjet e banimit, zonat e fabrikave etj. Tani me këtë kod mund të udhëtohet në pothuaj të gjithë Kinën."
Sipas udhëzimeve të Komitetit Qendror të PKK-së dhe Këshillit të Shtetit të Kinës, mbi bazën e garantimit të trajtimit mjekësor të nivelit të lartë, do të tërhiqen grupet mjekësore të krahinave të ndryshme që kanë ofruar ndihmë në provincën Hubei. Deri më 20 mars, 12 mijë punonjës mjekësorë që ndihmuan në Hubei, janë larguar që andej. Zyrtarja e Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë të Kinës Guo Yanhong tha:
"Krahinat e ndryshme e Kinës i kushtojnë rëndësi pritjes së grupeve mjekësore që kthehen dhe kanë hartuar një sërë masash, duke përfshirë pushimet pas kthimit, vëzhgimin mjekësor, kujdesin për jetesën e tyre etj. Gjatë pushimit, do të zhvillohet kontrolli fizik i tyre, për të siguruar shëndetin fizik e piskologjik."
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës u shpreh gjithashtu se tani epidemia po përhapet jashtë Kinës dhe është rritur numri i të infektuarve që vijnë në Kinë nga jashtë, duke rritur presionin e parandalimit. Krahinat e ndryshme të Kinës do të konsolidojnë rezutatet e arritura dhe njëkohësisht duhet të bëjnë mirë punën e parandalimit të rasteve të infektimit nga jashtë. (Çang Çuo)