CMG-ja: Politikanët egocentrikë amerikanë sabotojnë bashkëpunimin ndërkombëtar kundër COVID-19

2020-03-20 19:27:44 CRI Komenti juaj Printoni

"Tani, epidemia e pneumonisë së shkaktuar nga koronavirusi COVID-19 po përhapet në mbarë botën. Dhjetëra vende kanë shpallur gjendjen e emergjencës. Në këtë moment kur kërkohet me etje bashkëpunim ndërkombëtar, disa politikanë amerikanë, të nisur nga proteksionizmi dhe egocentrizmi po sabotojnë përpjekjet e përballimit shumëpalësh", shkruhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

Sipas njoftimeve të grupit mediatik amerikan CBS, shefi i Këshillit Kombëtar të Tregtisë të Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro po nxit presidentin të miratojë një udhëzim administrativ për të shpejtuar zhvendosjen e zinxhirit të furnizimit të produkteve mjekësore nga vende të tjera në ShBA. Navarro është një ekonomist shumë kritik ndaj Kinës. Para marrjes së detyrës së tanishme, ai botoi disa libra për të shantazhuar Kinën. Për të përbaltur ekonominë e dytë botërore, Navarro madje fabrikoi një "shok shkolle" imagjinar në libra, për të mbështetur teorinë e tij mbi "kërcënimet nga Kina".

Mirëpo, një ekstremist i tillë që nuk përkrahet në qarqet e ekonomistëve po përgjigjet për çështjen e tregtisë të ShBA-së.

Nëse propozimi i Navarro-s tregon proteksionizëm, epidemia e kësaj here ka nxjerrë në pah egoizmin e ShBA-së.

Sipas njoftimeve të "Nju Jork Times"-it, autoritetet amerikane janë përpjekur të joshin me shuma të mëdha parash një kompani gjermane që po studion vaksinat kundër koronavirusit me qëllim që të zhvendosë kërkimet e saj në ShBA. Duke iu referuar njoftimeve të një medieje gjermane, qeveria amerikane ka ofruar 1 miliard dollarë amerikanë për të fituar të drejtën ekskluzive të përdorimit sepse "lideri amerikan dëshiron që vaksinat të shpërndahen vetëm në ShBA".

Sipas një lajmi nga "Washington Post", ministri gjerman i Punëve të Brendshme Horst Lorenz Seehofer pohoi se njoftimi i "Nju Jork Times"-it është i vërtetë. Lidhur me këtë, mediat gjermane e kritikuan planin e ShBA-së duke shkruar se "i ka shfaqur mbarë botës fytyrën e shëmtuar të Uashingtonit".

Ndërsa, në një postim në uebsajtin e gazetës "The Guardian" thuhet se disa krerë të shteteve që morën pjesë në videokonferencë të G7-s i thanë homologut amerikan se kompanitë farmaceutike do të ndajnë rezultatet dhe bashkërendojnë studimet për vaksinat kundër koronavirusit të ri, dhe jo t'ua ofrojnë ato vetëm një vendi.

"Në përgjithësi, politikanët egocentrikë amerikanë po sabotojnë bashkëpunimin ndërkombëtar kundër COVID-19", kështu përfundon komenti i CMG-së.

Mrekulli
Lajmet Kryesore