Zv.presidenti i Komisionit Europian: COVID-19 "nuk është virus kinez"

2020-03-20 18:54:43 CRI Komenti juaj Printoni

COVID-19 nuk është një virus kinez, tha të enjten zv.presidenti i Komisionit Europian, Josep Borrell Fontelles kur bëri thirrje për bashkëpunim global në përballjen me "kërcënimin masiv".

"Viruset nuk kanë as kombësi dhe as kufij gjeografikë," shkroi në Twitter nr.2 i Komisionit Europian, i cili është edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.

Ai theksoi se COVID-19 nuk është një virus kinez, pasi gripi spanjoll nuk ishte spanjoll.

"Të gjithë ne përballemi me një kërcënim masiv që kërkon bashkëpunim global dhe të gjithë ne punojmë krah për krah," tha ai.

Michael Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, paralajmëroi gjithashtu të mërkurën që koronavirusi i tipit të ri të mos keqetiketohet në përgjigje të disa politikanëve amerikanë të cilët e quajtën COVID-19 një "virus kinez".

"Përhapja e gripit pandemik H1N1 në 2009-n filloi në Amerikën e Veriut dhe ne nuk e quajtëm atë grip të Amerikës së Veriut", tha ai. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore