Kina kontinentale, asnjë rast i ri infektimi i brendshëm me COVID-19

2020-03-20 12:19:45 CRI Komenti juaj Printoni

Asnjë rast i ri i transmetimit të brendshëm të sëmundjes së koronavirusit të ri (COVID-19) nuk u raportua në pjesën kontinentale të Kinës të enjten, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë të premten.

Komisioni tha se mori raporte për 39 raste të konfirmuara të reja të COVID-19 të enjten, të gjitha nga jashtë.

Deri të enjten, u raportuan 228 raste nga jashtë, tha komisioni.

Gjithashtu të enjten, në pjesën kontinentale u raportuan 31 raste të dyshuara të reja dhe tre vdekje, dy në provincën Hubei dhe një në Liaoning.

Po atë ditë, 730 veta dolën nga spitali pas shërimit, ndërsa numri i rasteve të rënda u ul me 178, duke arritur në 2 136.

Rastet e përgjithshme të konfirmuara në Kinën kontinentale arritën në 80 967 deri në fund të së enjtes, duke përfshirë 6 569 të sëmurë që ende ishin duke u mjekuar, 71 150 pacientë që kanë dalë nga spitali pas shërimit, dhe 3 248 të vdekur nga sëmundja.

Komisioni tha se 104 veta ende dyshohet se janë infektuar me virusin.

Deri në fund të ditës së enjte, 208 raste të konfirmuara, përfshirë katër vdekje, janë raportuar në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kong, 17 raste të konfirmuara në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Makaos, dhe 108 në Tajvan, duke përfshirë një vdekje.

Mrekulli
Lajmet Kryesore