2020-03-20 10:10:41 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të enjten, në një videokonferencë të bashkorganizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës, ekspertët mjekësorë kinezë ndanë përvojat e përballimit të koronavirusit COVID-19 me zyrtarë dhe specialistë të shëndetit publik nga 18 vende europiane, si Britania, Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Zvicra etj.
Ekspërtët kinezë i njohën homologët europianë me karakteristikat epidemiologjike të virusit, strategjitë e parandalimit e të kontrollit të Kinës, diagnostikimin dhe trajtimin klinik të sëmundjes etj., duke iu përgjigjur mbi 80 pyetjeve. Pjesëmarrësit e vendeve të tjera shprehën vlerësim dhe falënderim, duke propozuar shkëmbime të mëtejshme dhe bashkëpunim të gjerë ndërkombëtar në studimin, parandalimin e kontrollin, prodhimin e vaksinave, materialet mjekësore etj.
Deri tani, pala kineze ka organizuar disa videokonferenca të tilla me institucione të ndryshme europiane dhe javën e kaluar, ndau informacionet përkatëse me vendet e Europës Qendrore e Lindore. Pas konferencës së të enjtes, Kina ka krijuar kontakte të tilla me pothuajse të gjitha vendet europiane.
(Zhang Yan)