Samiti i G7-s do të zhvillohet përmes videokonferencës për shkak të COVID-19

2020-03-20 11:06:47 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar dhe përfaqësuesi i ShBA-së në përgatitjet për samitin e G7-s të këtij viti Larry Kudlow ka njoftuar homologët e tij të enjten se Samiti i G7-s, që planifikohej të zhvillohej në qershor në Kemp-Dejvid të ShBA-së, tani do të mbahet me videotelekonferencë, njoftoi uebsajti "The Hill", duke cituar zëdhënësin e Shtëpisë së Bardhë Judd Deere.

Kjo do t'i mundësojë çdo vendi që t'i përqendrojë të gjitha burimet në përgjigjen ndaj sfidave shëndetësore dhe ekonomike të COVID-19, tha Deere.

Drejtuesit e G7-s mbajtën një videokonferencë në fillim të kësaj jave, ku u zotuan të "përdorin të gjitha mjetet politike" për të përballuar me forcë ndikimin ekonomik të shpërthimit të koronavirusit të ri.

Deri tani ka më shumë se 13 000 raste të konfirmuara të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara, dhe 176 të vdekur.

Mrekulli
Lajmet Kryesore