Von der Leyen: BE-ja është mirënjohëse për mbështetjen e Kinës

2020-03-20 12:00:58 CRI Komenti juaj Printoni

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se Bashkimi Evropian është mirënjohës për mbështetjen nga Kina për përballimin e shpërthimit të koronavirusit.

Ajo i bëri këto komente menjëherë pas një bisede telefonike me kryeministrin kinez Li Keqiang.

Von der Leyen tha se të dy palët janë të mendimit që lufta kundër koronavirusit është një sfidë globale dhe kërkon mbështetje të ndërsjellë.

Kryeministri Li u shpreh nga ana e tij se Kina qëndron e vendosur përkrah Evropës dhe mbështet përpjekjet e saj kundër epidemisë.

Deri më tani, rreth 100 mijë raste të konfirmuara janë raportuar në Evropë, ndërsa ka mbi 6 mijë të shëruar. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore