Franca do të mësojë nga përvoja e Kinës kundër epidemisë

2020-03-20 11:56:54 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Francës Jean-Yves Le Drian u shpreh se vendi i tij do të mësojë nga përvoja e Kinës në përballimin e koronavirusit të tipit të ri.

Kryediplomati francez i tha këto në një bisedë telefonike me homologun kinez Wang Yi.

Gjatë bisedës, Le Drian e falënderoi Kinën për mbështetjen dhe vlerësoi lart bashkëpunimin midis dy palëve për përballimin e epidemisë.

Sipas tij, Franca do të marrë masa të forta dhe efektive për të frenuar përhapjen e virusit.

Ndërsa, ministri Wang nga ana e tij u shpreh se Kina do të vijojë të ofrojë ndihmë ndaj Francës dhe do të ndajë përvojën e vet në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore