Xi e Putini diskutojnë në telefon mbi forcimin e bashkëpunimit për luftën ndaj COVID-19

2020-03-20 10:25:01 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping tha të enjten se Kina është e gatshme të punojë me të gjitha vendet e tjera për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar kundër epidemisë COVID-19 dhe për të mbrojtur sigurinë e shëndetit publik global.

Në një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin, Xi theksoi se sëmundja e koronavirusit të ri shpërtheu me forcë. Kina duhej të përballej me sfidën dhe t'i përgjigjej asaj me guxim, duke mbrojtur jo vetëm me jetën dhe shëndetin e popullit kinez, por edhe sigurinë e shëndetit publik global, shtoi presidenti kinez.

Ai tha më tej se, falë përpjekjeve të mëdha, situata e parandalimit dhe e kontrollit të epidemisë në Kinë vazhdon të përmirësohet, dhe rendi i prodhimit dhe jetës po rivensoset me një ritëm në rritje.

Xi shtoi se Kina është e gatshme të bëjë përpjekje të bashkërenduara me Rusinë dhe të gjitha vendet e tjera për të trajtuar kërcënimet dhe sfidat e përbashkëta dhe për të ruajtur sigurinë e shëndetit publik global.

Ai bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë ndërkombëtar në parandalimin dhe kontrollin e epidemive, shkëmbimin e përvojave për kontrollimin e trajtimin dhe lehtësimin e hulumtimeve të përbashkëta.

Nga ana e tij, presidenti rus Vladimir Putin tha se masat jashtëzakonisht të efektshme të marra nga qeveria kineze jo vetëm që frenuan përhapjen e epidemisë brenda Kinës, por gjithashtu dhanë kontribut të rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të njerëzve në vendet e tjera. Ai shtoi se Kina ka dhënë një shembull të mirë për bashkësinë ndërkombëtare, duke u ardhur në ndihmë vendeve të tjera të goditura nga epidemia në kohën e duhur.

Ajo që ka bërë Kina është një përgjigje ndaj provokimit dhe stigmatizimit nga një vend i caktuar lidhur me epideminë COVID-19, tha presidenti rus.

Rusia, shtoi ai, shpreson të punojë me Kinën për të vazhduar mbështetjen e ndërsjellë dhe bashkëpunimin e ngushtë në luftën kundër epidemisë dhe për të vazhduar të thellojë partneritetin e bashkërendimit të gjithanshëm strategjik Rusi-Kinë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore