2020-03-18 11:24:12 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti kinez Xi Jinping tha se Kina do të vazhdojë përkrahjen dhe ndihmën ndaj Pakistanit për frenimin e shpërthimit të koronavirusit të ri.
Gjatë bisedimeve në Pekin me presidentin e Pakistanit Arif Alvi, Xi tha: "Në fillim të shpërthimit, presidenti Alvi më shkroi një letër ngushëllimi. Qeveria dhe populli i Pakistanit ofruan gjithçka brenda aftësive të tyre për ta përkrahur Kinën në frenimin e pandemisë. Kina është thellësisht mirënjohëse për këtë përkrahje."
Presidenti kinez shtoi se të gjitha vendet duhet të punojnë së bashku për të luftuar COVID-19, që tani është përhapur në mbarë botën.
Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë e Kinës për të dhënë më shumë kontribut për të parandaluar shpërthimin e virusit në tërë botën.
Presidenti pakistanez Arif Alvi nga ana e tij e përgëzoi Kinën për rezultatet e arritura në luftën kundër COVID-19. Ai shtoi se përvoja e praktikat e Kinës u ofruan mësime të vlefshme vendeve të tjera. (Xu Guang)