2020-03-18 11:22:49 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina shpalli kundërmasa ndaj kufizimeve mbi mediat kineze në Shtetet e Bashkuara.
Pesë degëve mediatike amerikane, përfshirë "Voice of America" dhe "The New York Times", u kërkohet të publikojnë informacionet për stafin, financat, funksionimin dhe pasuritë e paluajtshme të tyre në Kinë.
Gazetarët amerikanë që punojnë për "The New York Times", "The Wall Street Journal" dhe "The Washington Post" duhet të dorëzojnë kartat e shtypit të tyre brenda 10 ditëve, nëse lejet e tyre mbarojnë këtë vit.
Në një deklaratë zyrtare thuhet se kjo masë është përgjigje për kufizimet e viteve të fundit mbi mediat dhe personelin kinez në ShBA.
Në dhjetor 2018, ShBA-ja urdhëroi organizatat e caktuara mediatike kineze në vend të regjistrohen si "agjenci të huaja".
Muajin e kaluar, pesë subjekte mediatike kineze u përcaktuan si "misione të huaja" dhe numri i punonjësve të tyre u kufizua.
Kina kundërshton dhe dënon veprimet e ShBA-së dhe thekson të drejtat e saj të kundërpërgjigjes. (Wang Lei)