Kina kundërshton stigmatizimin nga ShBA-ja, duke e quajtur COVID-19 si "virusi kinez"

2020-03-18 11:07:26 CRI Komenti juaj Printoni

Kina kundërshtoi përsëri përdorimin nga Uashingtoni të shprehjes "virusi kinez" për pandeminë globale.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang e bëri këtë koment kur u pyet për një postim në "Twitter" të presidentit amerikan Donald Trump, ku ai përdori shprehjen "virusi kinez".

Geng theksoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe bashkësia ndërkombëtare e kundërshtojnë stigmatizimin e vendeve e rajoneve të veçanta kur flitet për këtë epidemi.

Zëdhënësi tha se është e domosdoshme që bashkësia ndërkombëtare të bashkëpunojë në luftën kundër pandemisë. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore