COVID-19, fondacionet "Jack Ma" dhe "Alibaba" japin ndihmë për vendet afrikane

2020-03-18 10:27:50 CRI Komenti juaj Printoni

 

Fondacioni "Jack Ma" dhe fondacioni "Alibaba" do të dhurojnë materiale mjekësore, përfshirë kuti testimi, maska dhe veshje mbrojtëse, për 54 vende afrikane, për t'i ndihmuar ato në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë COVID-19.

Materialet e dhuruara do të dërgohen së pari në kryeqytetin e Etiopisë Adis-Abeba. Kryeministri etiopian Abiy Ahmed Ali do të drejtojë menaxhimin dhe shpërndarjen e këtyre materialeve në vendet afrikane.

Dhurimi për vendet afrikane bëhet në kuadër të një sërë nismash nga të dy fondacionet për të mbështetur përpjekjet globale kundër epidemisë.

Më përpara, vende si Japonia, Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara, Italia dhe Spanja, kanë marrë ndihma nga këto fondacione.

Fondacionet gjithashtu kanë njoftuar planet për të punuar me institucionet mjekësore në Afrikë, duke siguruar materiale trajnimi në internet për trajtimin klinik të COVID-19. (Foto nga faqja e Fondacionit "Jack Ma" )

Mrekulli
Lajmet Kryesore