2020-03-18 21:09:21 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Siç bëhet e ditur nga konferenca e shtypit e organizuar të martën nga Këshilli i Shtetit, studimi dhe zhvillimi i vaksinës COVID-19 nga Kina kanë pasur progres dhe nuk po mbetet pas vendeve të tjera. Tani, Kina u ka dhënë mbi 10 vendeve duke përfshirë Italinë, Britaninë, Hollandën etj. reagentë të zbulimit të COVID-19.
Tani e gjithë bota po pret me ankth gjetjen e vaksinës kundër COVID-19. Të martën, akademiku i Akademisë së Inxhinierisë të Kinës Wang Junzhi u shpreh në konferencë shtypi se Kina ka pasur progres në studimin dhe zhvillimin e vaksinës, duke shtuar se në prill, shumica e ekipeve do të përfundojnë studimin paraklinik duke nisur gradualisht provën klinike.
"Disa ekipe me përparim të shpejtë i kanë paraqitur Administratës Kombëtare të Produkteve Mjekësore kërkesë për provat klinike dhe kanë nisur punën përkatëse të argumentimit të projekteve për testet klinike, të rekrutimit të vullnetarëve etj. Pas miratimit nga Administrata e Produkteve Mjekësore, do të nisin testet klinike. Dua të them se studimi dhe zhvillimi i vaksinës COVID-19 në Kinë zë një vend të përparuar në botë," tha Wang.
Drejtori i Drejtorisë së Teknikë-Shkencës pranë Ministrisë së Arsimit të Kinës Lei Chaozi u shpreh se me përhapjen e epidemisë jashtë vendit, janë shtuar shumë kërkesat për reagente të zbulimit të COVID-19. Më 12 mars, spitali Huaxi i Universitetit të Sichuan-it i dhuroi qeverisë së Gjeorgjisë reagente të zbulimit të virusit. Ai tha:
"Në bazë të sigurimit të kërkesave të vendit për zbulimin e virusit, Kina u ka dhënë shumë vendeve reagentë. Sipas statistikave, 14 lloje reagentë të zbulimit të COVID-19 të zhvilluara nga 5 shkolla të larta kineze kanë marrë certifikimin CE të Bashkimit Europian duke u kualifikuar për hyrje në tregun e BE-së. Krahas dhurimit në disa vende, Kina u ka dhënë mbi 10 vendeve reagentë të zbulimit të COVID-19." (Fani)