2020-03-17 17:29:39 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ditët e fundit, uebsajti i pavarur amerikan i lajmeve "Grayzone" publikoi një artikull me titull "Brenda Kongresit Botëror Ujgur: Rrjeti për ndryshimin e regjimit i krahut të djathtë i mbështetur nga ShBA-ja kërkon 'rënien e Kinës'", ku zbuloi se organi "Kongresi Botëror Ujgur" është përkrahur nga "Fondacioni Kombëtar për Demokracinë" (NED) dhe synon 'rënien e Kinës'.
Sipas artikullit, NED-i përdori miliona dollarë nga tatimpaguesit amerikanë për të përkrahur grupet dhe organizatat mediatike për të nxitur rrëzimin e vendeve të tjera.
Sipas artikullit nga "Grayzone", pothuajse të gjitha raportet e shtrembëruara mbi çështjen e Xinjiang-ut të Kinës janë ideuar nga separatistët e krahut të djathtë.
Gjithashtu, artikulli thotë se "Kongresi Botëror Ujgur" u shpall si një organ "paqësor, jo i dhunshëm", por ai dhe degët e tij kanë lidhje me ekstremistët e krahut të djathtë "Gray Wolves", që planifikoi sulme ndaj turistëve koreanojugorë para pikës turistike "Porta e Pallatit Topkapi" dhe sulme me bomba një rajon fetar të Tajlandës, duke shkaktuar 20 të vdekur në vitin 2015. Përfaqësuesit kryesorë të "Kongresit Botëror Ujgur" gjithashtu i bënë thirrje Turqisë të ndërmarrë "veprime ndërhyrëse", madje të kërcënojë "zhvillimin e luftës kundër Kinës".
Specialisti ligjor kinez Wang Jiang është i mendimit se "Kongresi Botëror Ujgur" shpërfilli të drejtat dhe zhvillimin e kombësisë ujgure dhe u bë vegël politike e ShBA-së. (Xu Guang)