Kina lehtëson kontrollin qeveritar mbi çmimet

2020-03-17 11:20:56 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka pakësuar me afro 30 % numrin e mallrave me kufizim çmimi, në një katalog çmimesh të rishikuara të publikuar nga qeveria të hënën.

Disa bileta trenash dhe avionësh nuk i nënshtrohen më kufizimit të çmimit dhe janë nxjerrë jashtë listës.

Në listën e re përjashtohen gjithashtu edhe çmimet e ofertës fillestare dhe të shitjes përfundimtare të energjisë elektrike dhe gazit natyror, megjithatë qeveria ende mbikëqyr çmimet e transmetimit dhe shpërndarjes së ndërmjetme të tyre.

Në këtë listë të re janë përfshirë 7 kategori dhe 16 mallra, në sektorë si shërbimet publike dhe bamirësia publike.

Analistët janë të mendimit që rishikimi do të nxitë reformat e drejtuara nga tregu dhe përmirësimin e administrimit qeveritar.

Katalogu i ri i çmimeve do të nisë të zbatohet më 1 maj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore