CMG: Njollosja e Kinës nga politikanët amerikanë, e paarsyeshme

2020-03-17 21:03:40 CRI Komenti juaj Printoni

Të hënën, drejtori i zyrës së komitetit qendror të punëve të jashtme të Kinës Yang Jiechi dhe sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo zhvilluan një bisedë telefonike. Yang Jiechi vuri në dukje se disa politikanë amerikanë kanë shpifur pandërprerë përpjekjet e Kinës në kontrollin e epidemisë COVID-19 duke njollosur emrin e Kinës. Pala amerikane duhet të ndalojë menjëherë dënimin e paarsyeshëm ndaj Kinës. "Çdo orvatje për njollosjen e Kinës nuk do të arrijë qëllimin dhe do të marrë kundërsulmin e palës kineze," tha Yang.

Të martën, duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me përdorimin nga presidenti amerikan të thënies "Virusi kinez" në rrjetet sociale, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës u shpreh se Kina kundërshton me vendosmëri njollosjen e emrit nga pala amerikane. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe bashkësia ndërkombëtare kanë kundërshtuar qartë lidhjen e virusit me ndonjë vend ose rajon të caktuar. SHBA-ja duhet të bëjë mirë së pari punën e vet duke luajtur rol konstruktiv për mbrojtjen e sigurisë së shëndetit publik global.

Ky është paralajmërimi i parë i Kinës ndaj SHBA-së pas ndodhjes së epidemisë dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë.

Me acarimin e gjendjes epidemike në SHBA, njollosja e Kinës nga politikanët amerikanë ka mundësi të ketë një kuptim më të thellë, domethënë mbulimi i të vërtetës për burimin e virusit. Kohët e fundit, më shumë dëshmi kanë treguar se SHBA-ja ndoshta është burimi i COVID-19. Veçanërisht drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të SHBA-së (CDC) Robert Redfield u shpreh ditët e fundit se disa pacientë amerikanë që humbën jetën nga gripi i thjeshtë ndoshta vdiqën nga COVID-19. Këto deklarata dëshmojnë më tej spekulimin për lindjen e virusit në SHBA. Njerëzit duan shumë të dinë se çfarë fshihet pas fjalëve të Robert Redfield-it. Pse SHBA-ja mbylli befasisht në korrik të vitit 2019 laboratorin e kërkimit të sëmundjeve ngjitëse të Ushtrisë Amerikane në Fort Detrick? Për të mbrojtur sigurinë e shëndetit publik, SHBA-ja duhet të japë përgjigje për këtë. -- CMG

Mrekulli
Lajmet Kryesore