Parandalimi në kohë i përhapjes së COVID-19, vendimtar në fitoren ndaj epidemisë

2020-03-17 19:27:21 CRI Komenti juaj Printoni

Në fillim të shpërthimit të epidemisë COVID-19, shumë gazetarë dhe politikanë perëndimorë e kritikuan Kinën për veprimet e ngadalshme në betejën kundër epidemisë, por në fakt ata nuk e dinin atë çka ndodhte në Kinë.

Atë kohë, Kina po përballej me një periudhë shumë të vështirë. Pa marrë parasysh rreziqet, mjekët dhe infermierët kanë bërë përpjekje të palodhshme në mjekimin dhe shpëtimin e pacientëve. Mbi 10 mijë persona të infektuar u karantinuan dhe qyteti Wuhan u mbyll. Fabrikat kineze prodhuan pa pushim maska dhe pajisje të nevojshme mjekësore dhe brenda disa ditëve u përuruan dy spitale të përkohshme.

Me kalimin e kohës, ka ndryshuar pikëpamja e medias. Shumica e politikanëve dhe gazetarëve në botë pajtohen që Kina në tërësi ka qenë mjaft e suksesshme në frenimin e përhapjes së epidemisë. Shumë specialistë vunë në dukje se nëpërmjet masave të shpejta e të rrepta të Kinës, bota fitoi kohë për ta menaxhuar më mirë situatën.

Epidemia në Kinë është nën kontroll, por në shumë vende të tjera numri i personave të infektuar po shtohet me shpejtësi sepse shumë udhëheqës nuk kanë marrë masat e duhura urgjente.

Këshilltari i lartë i sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Bruce Alyward u shpreh se përvoja e Kinës mund të merret si shembulli më i mirë i mundshëm, por nevojiten shpejtësi, para, organizim dhe guxim politik.

Disa politikanë nuk reagojnë ndaj gjendjes por përmendin të ashtuquajturën "imunitet në grupe". Ata kanë theksuar herë pas here se nuk ka rëndësi nëse infektohen më se 70% e popullatës, sepse kështu shumica e njerëzve do të kenë antitrupa dhe do të jetë e vështirë të përhapet më tej virusi. Në fakt këta politikanë nuk kanë aftësi të vlerësojnë numrin e vërtetë të të infektuarve.

Por, për të fituar imunitet ndaj koronavirusit do të duhej të infektoheshin miliona njerëz dhe të vdisnin dhjetra mijëra të tjerë, ky version është një përbuzje e natyrës njerëzore dhe është i pafalshëm. (Fani/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore