2020-03-17 19:20:05 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Grupi i parë i ekipeve të ndihmës mjekësore u largua nga provinca Hubei të martën pas përmirësimit rrënjësor të gjendjes epidemike.
41 ekipet mjekësore me një numër të përgjithshëm stafi prej 3675 anëtarësh nga e gjithë Kina punuan në 14 spitalet e përkohshme dhe shtatë spitalet e përcaktuara në Wuhan, kryeqendra e provinces Hubei dhe vatra e shpërthimit të COVID-19.
Mbi 42 mijë mjekë dhe infermierë nga i gjithë vendi u dërguan për të ndihmuar në Hubei në luftën kundër epidemisë. (Albana)