COVID-19, Kina përforcon karantinën në pikat kufitare

2020-03-16 20:54:15 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze ka përforcuar masat e karantinës në pikat kufitare kundër përhapjes së koronavirusit.

Individët që refuzojnë t'i nënshtrohen izolimit apo karantinimit dyjavor ose që nuk plotësojnë me përgjegjësi formularët për deklarimin e gjendjes së tyre shëndetësore në pikat kufitare në Kinë mund të përballen me dënime penale.

Sipas një udhëzimi zyrtar publikuar të hënën, këto masa përfshijnë personat me sëmundje infektive të karantueshme ose dyshohen si të prekur me COVID-19.

Udhëzimi renditi gjashtë lloje sjelljesh që mund të përbëjnë krim të dëmtimit të masave të karantinës në pikat kufitare.

Udhëzimi shënjestron individët që përhapin ose rrezikojnë të përhapin një sëmundje infektive të karantueshme të identifikuar nga Këshilli i Shtetit, përfshi murtajën, kolerën, ethet e verdha dhe COVID-19. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore