MPJ:Qeveritë lokale marrin masa të arsyeshme për të parandaluar përhapjen e epidemisë

2020-03-16 20:36:49 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Geng Shuang tha në një konferencë të rregullt për shtyp më 16 mars se disa qeveri lokale kanë miratuar masa inspektimi dhe karantine për imigrimin sipas nevojave lokale të parandalimit të epidemisë dhe zhvillimit të situatave epidemike ndërkombëtare. Kjo është përgjegjësi për sigurinë e jetës dhe shëndetit fizik të shtetasve kinezë dhe të huaj.

"Disa ditë më parë, OBSh-ja e shpalli pandemi globale pneumoninë e koronavirusit të tipit të ri. Në këtë rast, qeveritë lokale kineze kanë zbatuar politikë të inspektimit dhe të karantinës përkatëse dhe masat parandaluese dhe të kontrollit. Kjo jo vetëm ndihmon me parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, por gjithashtu mund të parandalojë në mënyrë efektive përhapjen e epidemisë në vende të tjera. Masat përkatëse i trajtojnë në mënyrë të barabartë shtetasit e huaj dhe ata kinezë dhe lokalitetet gjithashtu do të kujdesen plotësisht për shqetësimet e arsyeshme të palëve dhe do t'u sigurojnë atyre mbrojtje dhe ndihmë të domosdoshme".

Geng Shuang tha gjithashtu se me zhvillimin dhe ndryshimin e gjendjes epidemike, qeveritë vendore do të rregullojnë në mënyrë dinamike disa nga masat e parandalimit dhe kontrollit për personelin jashtë vendit në kohë. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore