COVID-19, si do e presë Europa ndihmën e Kinës?

2020-03-16 20:30:37 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas njoftimeve të fundit të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh), gjendja e tanishme e parandalimit të epidemisë së pneumonisë së koronavirusit të tipit të ri në Kinë është përmirësuar rrënjësisht. Por në Europë, gjendja paraqitet aspak optimiste. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se Europa është bërë epiqendra e shpërthimit të epidemisë.

Për të luftuar me COVID-19, Italia, Spanja, Serbia, Rumania dhe vendet e tjera kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Po ashtu, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania kanë filluar të miratojnë disa kufizime të rrepta duke i bëri thirrje publikut për "disiplinë".

Për shembull, Franca ndaloi grumbullimin e mbi 100 njerëzve në një vend, madje edhe kafenetë që nuk u mbyllën asnjëherë gjatë Luftës së Dytë Botërore, tani u kërkuan të mbyllen. Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje njerëzve që të pakësojnë shoqërizimin."

Duke kujtuar se si ishte qyteti Wuhan i Kinë jugore, një muaj e gjysmë më parë, Kina mori masa vendimtare, përfshi karantinimin e qytetarëve për të frenuar në mënyrë efektive përhapjen e koronavirusit. Në atë kohë, disa media dhe personalitete europiane bënë shumë komente diskriminuese dhe poshtëruese ndaj Kinës, madje shumë emigrantë kinezë u sulmuan në rrugë pa asnjë arsye.

"Spiegel Weekly" deklaroi publikisht, "Nëse kinezët duan ta eliminojnë këtë lloj virusi, receta e nevojshme nuk është as një vaksinë e mjekësisë perëndimore dhe as një ilaç bimor kinez, por liri dhe demokraci". Edhe përballë një epidemie globale infektive, media europiane vendosi përsëri ideologjinë në fillim.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus ka kërkuar prej kohësh që operacionet e parandalimit dhe kontrollit në shkallë të gjerë të Kinës të shërbejnë si mënyrë për t'u dhënë kohë të mjaftueshme vendeve të tjera dhe ato duhet ta përdorin këtë kohë me efektivitetet. Fatkeqësisht, përballë një epidemie gjithnjë e më të pakontrollueshme në Europë, media amerikane "New York Times" pranoi se, "Perëndimi ka fituar kohë nga Kina, por ai e ka humbur atë."

Pavarësisht këtyre, Kina ka shprehur vazhdimisht gatishmëri për ofrimin e ndihmës për zonat e prekura rëndë, duke përfshirë vendet europiane.

Natën e 12 marsit, një aeroplan kinez që transportonte një ekip mjekësor prej 9 vetash dhe 31 tonë pajisje mjekësore, si ventilatorë, monitorë dhe defibrilatorë, maska mbrojtëse dhe ilaçe antivirale, zbarkoi në Romë. Në të njëjtën kohë, një kamion kinez mbërriti në Itali me të paktën 230 kuti pajisjesh mjekësore. Përfaqësuesi Italian në Bashkimin Europian Maurizio Massari vlerësoi në faqen e internetit të medias së njohur europiane "Politico" se Kina ishte vendi i parë që erdhi në Itali në një moment kritik të epidemisë së koronavirusit. Deri tani, Kina ka shpërndarë informacione të shumta teknike, si parandalimi dhe kontrolli i epidemisë dhe programet e diagnostikimit dhe trajtimit me më shumë se 100 vende dhe mbi 10 organizata ndërkombëtare dhe rajonale; ajo ka siguruar informacione anti-epidemike për vendet e prekura nga epidemia, të tilla si Koreja e Jugut, Japonia dhe Italia. Kina ka ofruar ndihmë me staf dhe pajisje; dërgoi grupe ekspertësh në Iran, Irak dhe vende të tjera, i dhuroi OBSh-së 20 milionë dollarë amerikanë për të mbështetur bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër COVID-19.

Le të mos politizohet epidemia, pasi në fund të fundit, nuk ka të bëjë me politikën, por me jetën. Shpresojmë se Europa do ta mirëpresë ndihmën e Lindjes me përzemërsi.(Vera/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore