2020-03-16 20:08:00 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti Xi Jinping inkurajoi mjekët e rinj që të japin sa më shumë kontribut në luftën kundër koronavirusit COVID-19 në vijën e parë.
Ai e tha këtë në përgjigje të një letre nga anëtarët e një ekipi mjekësor të dërguar nga Universiteti i Pekinit për të ndihmuar në betejën kundër epidemisë në Hubei.
Në letrën e tyre, mjekët shprehën vendosmërinë për të punuar më fort me qëllim daljen mbanë.
Presidenti Xi i përgëzoi ata për kontributin e paepur në kontrollin e virusit.
Gati një e treta e stafit mjekësor të dërguar për të ndihmuar Hubei-n në luftimin e epidemisë kanë lindur në vitet 1990. (Vera/Albana)