Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës: Ndikimi i epidemisë në ekonomi, afatshkurtër dhe i jashtëm

2020-03-16 19:00:15 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit, zëdhënësi i Zyrës Kombëtare të Statistikave Mao Shengyong tha se nga të dhënat specifike, ekonomia kombëtare është përballur me ndikimin negativ të epidemisë së koronavirusit nga janari deri në shkurt. Ekonomia do të paraqitet më e qëndrueshme në gjysmën e dytë të vitit.

"Nga janari deri në shkurt, vlera e përgjithshme e prodhimit të ndërmarrjeve industriale mbi madhësinë e caktuar ishte 11.5 trilionë juanë, vlera e përgjithshme e shitjes me pakicë të mallrave të konsumit tejkaloi 5.2 trilionë juanë dhe ajo e investimit të aseteve fikse tejkaloi 3.3 trilionë juanë. Shkalla e rritjes ekonomike mbetet e konsiderueshme dhe prirja e zhvillimit të eknomisë kineze nuk ndryshoi," tha Mao Shengyong në një konferencë shtypi organizuar nga Zyra e Shtypit të Këshillit të Shtetit.

Për më tepër, industria bazë e Kinës dhe materialet parandaluese të epidemisë janë të mbrojtura mirë dhe disa industri kanë pasur një rritje relativisht të mirë. Nga janari deri në shkurt, prodhimi i etilenit u rrit me 5.6%, prodhimi i çelikut të papërpunuar u rrit me 3.1%, dhe prodhimi i dhjetë metaleve me ngjyra u rrit me 2.2%. Gjatë parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, të gjitha llojet e produkteve të konsumit ruajtën gjithashtu një rritje relativisht të mirë.

Mao Shengyong theksoi se ndikimi i COVID-19 në ekonominë e tanishme kineze është afatshkurtër dhe i jashtëm. Ai nuk do të ndryshojë bazat e prirjes afatgjatë të ekonomisë kineze, dhe as prirjen e rritjes së ekonomisë kineze. Ai u shpreh se pret që ekonomia të nisë përmirësim të dukshëm në mars dhe që të jetë më e qëndrueshme në gjysmën e dytë të vitit.

Mao shtoi gjithashtu se tani, ekonomia globale po përballet me sfida dhe disa rregulla të paarsyeshme dhe barriera tregtare duhet të hiqen për të mundësuar një përgjigje më të mirë të ekonomisë botërore ndaj ndikimit të epidemisë dhe për ta rikthyer ekonominë dhe tregtinë drejt rrugës së zhvillimit normal. (Vera/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore