2020-03-16 10:31:21 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi thotë se Kina do të ndërmarrë një seri veprimesh për ta ndihmuar Spanjën të luftojë kundër koronavirusit.
Gjatë një bisede telefonike me homologen e tij spanjolle Arancha Gonzalez Laya, Wang Yi theksoi se Kina ka vendosur t'i ofrojë Spanjës pajisje mjekësore dhe kanale të hapura tregtare që të importojë pajisje të mbrojtjes vetjake.
Wang shtoi se Kina është e gatshme të përmirësojë shkëmbimin e përvojave duke mbajtur videokonferenca midis ekspertëve mjekësorë nga të dy palët, dhe mund të dërgojë ekspertë në Spanjë në një kohë të përshtatshme.
Ministrja e Jashtme spanjolle ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Kinës në betejën kundër koronavirusit të ri.(Vera)