2020-03-16 10:22:27 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Autoritetet e Pekinit dhe Shangait kanë deklaruar se udhëtarët e huaj të diagnostikuar me COVID-19 në Kinë duhet të paguajnë vetë faturat e trajtimit.
Kjo përfshin individët që nuk janë mbuluar nga sigurimet mjekësore bazë të Kinës ose sigurimet private.
Shangai dhe Pekini kanë raportuar rritje në numrin e rasteve nga jashtë.
Komisioni Shëndetësor i Shangait ka premtuar subvencione qeveritare për pacientët nga jashtë pjesës kontinentale të Kinës të regjistruar në sigurimet mjekësore bazë.
Individët që nuk janë në skemë duhet të paguajnë për trajtimet e tyre ose të shfrytëzojnë sigurimet komerciale.
Kina kontinentale raportoi 16 raste të importuara të shtunën dhe 111 gjithsej. (Vera)