Kina ndan përvojën e vet me botën

2020-03-15 13:39:34 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten në Kinë u organizua një mbledhje e veçantë për të ndarë me botën përvojën e Kinës në frenimin e shpërthimit të COVID-19, ku morën pjesë shumë përfaqësues të vendeve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare në Kinë.

Pyetjet e të huajve fokusoheshin në këto 4 fusha:

1. Cilët janë treguesit kyç të frenimit të epidemisë në Kinë? Kur do të përfundojë epidemia?

2. Kina kërkon nga të gjithë qytetarët të mbajnë maska në vendet publike, por shumë vende të tjera nuk e kanë marrë një masë të tillë.

3. Përse Kina i ka ndryshuar vazhdimisht standardet e diagnostikimit?

4. Cilat ilaçe sugjerohen të përdoren, edhe për pacientët me simptoma të lehta në fazën fillestare të sëmundjes.

Këto pyetje tregojnë se informacionet dhe njohuritë e shumë vendeve ndodhen ende në fazën fillestare dhe mungesa e informacioneve të mjaftueshme është arsyeja e brendshme e shpërthimit të kësaj epidemie globale. Kjo tregon se në këtë luftë globale kundër pandemisë, masat e vendeve të ndryshme janë të ndryshme.

Po në këtë mbledhje, pala kineze jo vetëm u përgjigj për këto pyetje, por edhe dha shpjegime të mëtejshme për problemet e tjera, si:

Përse u mbyll qyteti Wuhan?

Përse u ndryshuan kriteret e diagnostikimit të personave në kontakt të ngushtë me të prekurit?

Si mund të trajtohen personat e prekur pa simptoma të dukshme?

Cilat janë kriteret e nxjerrjes së pacientëve nga spitali?

Specialisti Li Zhongjie iu përgjigj me një grafik pyetjes: Përballë epidemisë, çfarë rezultatesh do të kenë masat e strategjitë e ndryshme?

Grafiku e tregon në mënyrë të qartë: nëse nuk ndërhyhet, epidemia përkeqësohet shumë shpejt; me strategjinë e kontrollit, epidemia lehtësohet ndjeshëm.

Në këtë moment të krizës globale të epidemisë, Kina ndan përvojën e saj në mënyrë të hapur e plotësisht.

Sekretari i Përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha "Faleminderit" në gjuhën kineze në videofjalimin e tij të hapjes.

Tani, më shumë vende po marrin masa të forta ndërhyrjeje për të frenuar epideminë.

Kuvajti shpalli mbylljen e qytetit, Irani filloi ndërtimin e spitaleve të përkohshme, Holanda anuloi veprimtaritë me mbi 100 veta, Vatikani mbylli Bazilikën e Shën-Pjetrit dhe sheshin para saj, shteti amerikan i Nju-Jorkut formoi zonat e kontrollit për rajonet me numrin më të madh të të prekurve, ndërsa Italia do të ndërtojë një spital të posaçëm për të prekurit nga COVID-19.

Përvoja e Kinës po merret nga vendet e tjera të botës.

Komunikimi ka dhënë besim dhe informacione e vlefshme. Për frenimin e shpërthimit të COVID-19 duhet bashkëpunimi i të gjithëve.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore