2020-03-14 10:26:21 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri, sesioni i 43-të i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, që zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës, është pezulluar, por sulmet dhe përbaltja e disa vendeve ndaj Kinës lidhur me "të drejtat e njeriut në Xinjiang" nuk kanë pushuar.
Në dhjetor 2019, uebsajti amerikan i lajmeve "Greyzone" zbuloi që një organizatë me emrin Rrjeti i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në Kinë, duke intervistuar vetëm tetë ujgurë, nxori përfundimin që 1-2 milionë ujgurë janë "të burgosur" nga qeveria kineze. Por disa media dhe politikanë të vendeve perëndimore e shpërfillin këtë fakt dhe madje i kanë cituar këto shifra, duke sulmuar Kinën. Kjo është vërtet e pabesueshme.
Faktet kanë vërtetuar plotësisht që problemi i Xinjiang-ut nuk ka të bëjë me të drejtat e njeriut, fenë ose kombësinë, por është një problem i luftës kundër terrorizmit dhe separatizmit. Në dhjetor 2019, CGTN pranë Grupit Mediatik të Kinës transmetoi dy dokumentarë në gjuhën angleze mbi veprimet antiterroriste në Xinjiang, duke pasur reagime të gjera në mbarë botën. Shumë përdorues të internetit janë shprehur se "faktet janë atje" dhe se "është koha të zbulohet hipokrizia dhe standardi i dyfishtë i vendeve perëndimore".
Thashathemet nuk janë fakte. Qeveria kineze ka organizuar vizitën e mbi 1 000 përfaqësuesve nga vendet, organizatat ndërkombëtare, mediat dhe fetë e ndryshme në Xinjiang. Ata janë shprehur se ato çfarë kanë parë në këtë rajon janë krejtësisht të ndryshme nga njoftimet në mediat perëndimore.