2020-03-13 10:37:07 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Geng Shuang u bëri thirrje zyrtarëve amerikanë të përqëndrohen më shumë në kontrollimin e shpërthimit të koronavirusit sesa që t'ia hedhin fajin Kinës.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të ShBA-së Robert O'Brien e akuzoi Kinën se ka mbuluar shpërthimin dhe ka vonuar përgjigjen globale ndaj sëmundjes me dy muaj.
Në përgjigjen e tij, zëdhënësi i diplomacisë kineze tha se bashkësia ndërkombëtare e vlerëson reagimin e shpejtë dhe efikas të Kinës ndaj epidemisë:
"Janë masat e forta të Kinës dhe sakrificat e mëdha të popullit kinez që penguan përhapjen jashtë të koronavirusit të ri, duke dhënë kështu kohë të vlefshme që bota të reagojë. Deklarata e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vende si Singapori dhe Koreja e Jugut morën masat e nevojshme dhe e vendosën epideminë nën kontroll, sepse shfrytëzuan plotësisht kohën e çmuar që i dha Kina botës."
Geng Shuang shtoi se bota e di mirë që Kina ka dhënë informacione në mënyrë të hapur dhe transparente. Kina e identifikoi patogjenin brenda një periudhe të shkurtër rekord dhe e ndau renditjen gjenetike të virusit me botën, duke përfshirë ShBA-në.