2020-03-13 10:08:59 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Një avion me një ekip kinez të ndihmës mjekësore prej 9 vetash ka mbërritur në Romë, si pjesë e përpjekjeve të Kinës për ta ndihmuar Italinë në parandalimin e shpërthimit të koronavirusit të ri.
Ekipi kinez është organizuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë dhe Kryqi i Kuq i Kinës. Ky është ekipi i tretë i ekspertëve i dërguar nga qeveria kineze, pas atyre që kanë shkuar përkatësisht në Iran dhe Irak.
Ekipi ka sjellë mbi 700 pajisje mjekësore, si ventilatorë, monitorë dhe defibrilatorë.
Ekspertët dhe pajisjet mjekësore kineze mbërritën në Itali, teksa numri i konfirmuar i rasteve të COVID-19 në këtë vend ka arritur mbi 10 mijë.
Italia, vendi i goditur më rëndë në Europë nga COVID-19, ka marrë masa serioze për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit dhe i gjithë vendi gjendet në karantinë prej tre ditësh.